fbpx

Front-end WEB Developer

Përshkrimi i vendit të punës:

Zhvillimi i Single Page Web Applications (SPA) në Angluar, Bootstrap dhe Javascript. Të ketë njohuritë dhe aftësitë të kombinoje UI Design me programimin dhe konsumimin e web serviceve.Të kete rol aktiv në mënyrën si implementohet dizenjimi me pjesën teknike.Të përcaktojë dhe të kuptojë si duhet të shfaqet aplikacioni sipas kërkesave së përdoruesve.Të optimizojë me eficencë të plotë të gjitha ndërfaqet e aplikacioneve.
Kërkohet të punojë në ekip së bashku me zhvilluesit back-end, për tu siguruar që të gjithë elementet e krijimit të aplikacioneve janë të qëndrueshme dhe sipas kerkesave.

Detyra dhe përgjegjësi:

• Të realizojë teknikisht dizenjimin e UI/UX.
• Të përcaktojë strukturën dhe dizenjimin e ndërfaqeve të aplikacioneve.
• Të tregojë performancë në optimizim e aplikacionit.
• Të sigurojë që të gjitha inputet e përdoruesve të jenë të vlefshme përpara se ti dergohen back-end.
• Të optimizojë ndërfaqet e aplikacioneve të jenë sa me modulare,fleksibel dhe scalable.


Kërkesat dhe kualifikimet:
• Të ketë njohuri ne Angular, Javascript, Bootstrap, CSS.
• Të jetë i aftë të mësojë shpejt rreth teknologjive më të reja.
• Të shkruajë kod të testueshëm, të qartë dhe të pastër.
• Të ketë eksperiencë me konsumimin e RESTful web services.
• Të ketë eksperiencë në zhvillimin e aplikacioneve të cilët menaxhojnë intesitet të dhënash.
• Të kete eksperience në optimizim e kodit SPA Javasript.
• Të kuptojë server-side CSS.
• Të jetë i aftë te punojë individualisht por edhe në grup.
• Të zoterojë mirë gjuhen Angleze. Gjuhët e tjera përbejne avantazh.

Benefitet:

• Page bazë kompetitive + Bonus për performancë
• Orar Fleksibel mëngjesi.  E Shtunë e Dielë pushim
• Mundësi pune dhe nga shtëpia
• Mundësi avancimi në karrierë