Agjent Shitje / Specialist Marketingu

Përshkrimi i vendit të punës:

Të manaxhojë dhe te avancojë praktikat e marketingut dhe rritjen e bazës së klientëve të kompanisë. Të propozojë dhe te zbatojë plane marketingu duke shfrytëzuar kanalet ekzistuese të shitjes dhe të gjenerojë kanale të reja komunikimi.

Detyra dhe përgjegjësi:

• Të kontaktojë me telefon në përditshmeri klientët e rinj potencial me objektivin e gjenerimit të shitjeve.
• Të menaxhojë llogarite e kompanisë në mediat sociale si kanal i rëndesishëm shitje
• Të krijojë dhe të postojë materiale informative dhe promovuese në rrjetet sociale për të rritur prezencën e kompanisë dhe produkteve.
• Të ndjekë aktivitetin në rrjetet sociale dhe të mbajë komunikim në kohë reale me ndjekësit.
• Të monitorojë, analizoje dhe raportojë për performancën e mediave sociale dhe të sugjerojë mënyra me efektive për rritjen e këtij kanali komunikimi.
• Të edukojë pjesën tjetër të stafit në përdorimin e mediave sociale dhe te promovojë përdorimin e tyre brënda kompanisë
• Të gjenerojë dhe të përditesojë përmbajtjen e informacionit në web-faqen zyrtare të kompanisë
• Të propozojë, krijojë, manaxhojë dhe të ndjekë zbatueshmerinë e buxhetit vjetor për të gjitha aktivitetet marketing
• Të mbajë kontakt të vazhdueshem me distributorët dhe të garantoje që janë në një linjë me politikat e marketingut/imazhit të kompanisë. Të sugjerojë teknika për zgjerimin e rrjetit të distributorëve.
• Të menaxhojë/implementojë kontratat marketing dhe të mbajë marrëdheniet me agjensitë e reklamave si dhe mediat online/shtyp/TV/Radio, etj. Të negociojë për cmimet më të mira.
• Të ndertojë materialet e komunikimit të brëndshem si dhe ato te jashtëm.
• Panifikim strategjik dhe implementim për fushata Above the Line (ATL), Below the Line (BTL) dhe Through the Line (TTL).


Kërkesat dhe kualifikimet:

• Të ketë përfunduar shkollën e lartë (preferohet Marketing, Ekonomik, Marrëdhenie me Publikun, Gazetari)
• Të ketë eksperienca të mëpareshme të ngjashme
• Të ketë nivel profesional komunikimi verbal dhe drejtëshkrimor.
• Njohuri të mira të platformave të rrjeteve sociale (FB, Instagram, LinkedIn, YouTube)
• Të jetë i aftë të punojë individualisht por edhe ne grup.
• Të jetë proaktiv dhe të tregoje iniciative.
• Të zotërojë mirë gjuhën Angleze.
Perbejne Avantazh:
• Eksperiencë me Photo Editing/Graphic Design, Adobe Photoshop ose të ngjashme
• Eksperiencë me Video Editing, ShotCut ose të ngjashme.
• Eksperiencë me CRM
• Eksperiencë me WordPress
• Eksperiencë në Call Center

Benefitet:

• Page bazë kompetitive + Bonus për performancë
• Orar Fleksibel mëngjesi.  E Shtunë e Dielë pushim
• Mundësi pune dhe nga shtëpia
• Mundësi avancimi në karrierë