IVA Elektronik nisi aktivitetin e saj në Tiranë në vitin 1996 pasi 3 inxhinierë elektronikë, të apasionuar pas profesionit të tyre, u mblodhën për të krijuar zgjidhje komunikimi dhe servis inxhinierik profesional për tregun e Shqipërisë.
Ky pasion u zhvillua në një sipërmarrje të suksesshme që pas 26 vjetëve në treg punëson profesionistë të kualifikuar, mbulon te gjithe territorin Shqiptar dhe ka eksklusivitetin e disa kompanive prestigjoze ndërkombëtare.
IVA Elektronik ka busull kryersore të operacioneve të saj njohjen e “jashtëzakonshme” në fushën e elektronikës dhe zgjidhjeve teknike dhe software. Objektivi kryesor në vazhdim është të mbajë pozicionin e liderit të fushës ku operon në tregun vendas.
IVA Elektronik synon t’u ofrojë klientëve në menyrë profesionale shumëllojshmeri produktesh, suport dhe performancë. Nëpërmjet një stafi të kualifikuar, kompania dedikohet të ketë shërbim sa më cilësor duke plotësuar të gjithë kërkesat e klientëve të saj.
Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve, në kuadër të ligjit Nr.87/2019 për çertifikimin e kompanive IT dhe vijimin e përdorimit të pajisjeve fiskale ekzistuese, ka Çertifikuar kompaninë tonë IVA ELEKTRONIK për Kasa Fiskale dhe Programe Fiskale.
Kasat dhe Programet Fiskale janë ne përputhje me Sistemin e Ri te Fiskalizimit “Për faturën elektronike & Sistemin e monitorimit të qarkullimit”.
Zhvillim dhe implementim software: të një game të gjerë programesh kompjuterike.
Kasat Regjistruese për sistemin e fiskalizimit
Sistemet e Alarmit & CCTV
Mirëmbajtje: e paisjeve elektronike, kryesisht profesionale
Tregëti: në fushën Elektronike-Profesionale