Faqs

Sipas Sistemit te Ri te Fiskalizimit, duhet te perdor Kase Fiskale apo Program Fiskal?

Ju mund te perdorni Kase Fiskale ose Program Fiskal sipas natyres se biznesit tuaj. Mjafton Kasa Fiskale/ Programi Fiskal te jene te Certifikuara nga DPT / AKSHI si te pershtatshme per Sistemin e Ri te Fiskalizimit

N.q.s bej sot azhornimin e Kases Fiskale sipas Sistemit te Ri te Fiskalizimit, kontrollin e mirembajtjes kur e kam?

Kontrolli periodik i Kases Fiskale behet pas nje viti nga data kur kryeni azhornimin e Kases sipas Sistemit te Ri te Fiskalizimit

Mund te kaloj nga nje nivel Programi Fiskal Software ne tjetrin (nga START ne ADVANCED ne PRO)? Cfare kosto shtese kam?

Po, mund te kalohet nga nje nivel Programi Fiskal Software ne tjetrin. Kosto eshte diferenca e vleres se programit qe keni aktualisht me ate me te avancuar

Kur do te nisi zbatimi i procesit te Fiskalizimit?

Prej dates 1 Korrik 2021, do te nisi zbatimi i Ligjit per Fiskalizimin per tranzaksionet ‘pa para ne dore’ midis tatimpaguesve, vetem me fature elektronike.
Tranzaksionet ‘me para ne dore’ (arketimet cash te faturave) do te vazhdojne te kryhen me Kasen Fiskale deri ne daten 31/08/2021

Ku pajisjem me Certifikaten Elektronike per Fiskalizimin?

Te gjithe tatimpaguesit, qe do te jene perdorues te Sistemit te Fiskalizimit, qe ne zbatim te detyrimit ligjor qe rrjedh nga Ligji 87/2019 “Per Faturen dhe Sistemin e monitorimit te qarkullimit”, i ndryshuar, duhet te aplikojne per t’u pajisur me Certifikaten Elektronike, brenda afateve kohore.
Aplikimi behet permes portalit e-Albania

Cfare behet me Kasat Fiskale sipas Sistemit te Ri te Fiskalizimit?

Bazuar ne ligjin e Ri te Fiskalizimit, Nr. 87/2019, cdo kupon apo fature tatimore do te transmetohet ne kohe reale tek Drejtoria e Tatimeve. Si rrjedhoje, Kasat Fiskale qe jane aktualisht ne perdorim duhet te pershtaten me kerkesat e ketij Ligji.
IVA Elektronik, ne perputhje me Ligjin e Ri te Fiskalizimit, ka certifikuar 5 Kasa Fiskale dhe 2 Programe Fiskale Software.
Nese jeni duke perdorur aktualisht nje prej Kasave Fiskale te Kompanise tone, mund te drejtoheni prane zyrave tona ti azhornoni (me kosto minimale) sipas Fiskalizimit te Ri.

Nga cfare cmimi nisin Programet Fiskale Software?

IVA Elektronik ka certifikuar, prane DPT / AKSHI, dy Programe Fiskale Software. Restobar+ dhe IVAPOS jane dy programet tona Software Fiskale te cilat kane nga tre versione secila (STARTER, ADVANCED, PRO).
Programet Fiskale Software te IVA Elektronik nisin nga 60€.
Duke na vizituar prane zyrave tona mund te shikoni nje demostrim ‘live’ te programeve dhe te vendosni per versionin me te pershtatshem per biznesin tuaj.

Jam biznes i ri - cfare me duhet per Sistemin e Ri te Fiskalizimit: Kase Fiskale apo Program Fiskal?

Kjo varet nga natyra e biznesit tuaj (nese jeni biznes i madh apo i vogel, nese keni tranzaksione ‘me banke’ apo me ‘para ne dore’. Vizitoni IVA Elektronik dhe zgjidhni ose Kase Fiskale (nje pajisje qe i perfshine te gjitha) ose Program Fiskal (aplikacion modern qe instalohet ne cdo pajisje elektronike qe dispononi).
Na thoni cfare biznesi keni, t’ju japim zgjidhjen e duhur per ju!

Kasat qe kemi ne perdorim do i hedhim poshte?

Jo. IVA Elektronik do adaptoj me kosto minimale kasat e vjetra qe te punojne me Fiskalizimin e Ri. Ju ofrojme 5 Kasa Fiskale te certifikuara per Sistemin e Ri te Fiskalizimit.

A do te perdoren me Kasat Fiskale?

Po. Kasat Fiskale do te vazhdojne te perdoren. Por, me Ligjin e Ri te Fiskalizimit, ju mund te zgjidhni te perdorni Kase Fiskale ose Program Fiskal.
IVA Elektronik i ofron te dyja zgjidhjet. Kemi certifikuar 5 Kasa Fiskale dhe 2 Programe Fiskale Software

Cfare cmimi kane Kasat Fiskale sipas Fiskalizimit te Ri?

Kasat Fiskale sipas Fiskalizimit te ri nisin prej 279€.

Jam biznes sezonal dhe kam luhatje te shpeshta te internetit. Si do te printoj e-Faturat e mia?

Mos u shqetesoni! Programi Fiskal RESTOBAR+ ju lejon te printoni ‘ME’ ose ‘PA’ Internet.

Cfare marr falas me blerjen e nje prej Programeve Fiskale Software (RESTOBAR+ ose IVAPOS)

Duke blere Programet tona Fiskale Software ju perfitoni Mirembajtjen Vjetore FALAS (per vitin e pare).

Biznesi im eshte BAR/Restorant cfare Programi Fiskal te blej?

Nese biznesi juaj eshte BAR/Restorant, deshironi te perdorni pajisje elektronike te ndryshme, doni te kontrolloni biznesin tuaj ne kohe reale dhe doni te beni e-Fatura, zgjidhja eshte Programi Fiskal Software RESTOBAR+.
RESTOBAR+ eshte Program Fiskal i certifikuar nga DPT/AKSHI qe ju jep menaxhim te plote te Bar-it apo Restorantit tuaj nga cdo pajisje elektronike qe preferoni te perdorni.

Ku mund te gjejme IVA Elektronik?

Kompania IVA Elektronik ka zyra qendrore ne Tirane. Nderkohe jemi te shtrire me zyra perfaqesie dhe Distributore ne te gjithe territorin e Shqiperise. Per me teper informacion vizitoni: https://ivaelektronik.com/kontakt/

Deshiroj te behem distributor per Kasat Fiskale dhe Programet Fiskale IVA Elektronik, si te veproj?

Jeni te lutur te kontaktoni me e-mail ne adresen: [email protected] dhe do ju shpjegojme te gjithe procesin.

Programet Fiskale qe kam pare ne treg nuk printojne e-Fatura kur s'ka Internet. Po me Programet IVA Elektronik si eshte puna?

IVAPOS dhe RESTOBAR+ jane te vetmet Programe Fiskale Software ne treg qe ju lejojne te printoni fatura ‘ME’ ose ‘PA’ Internet. Mos ja lini ne dore punen tuaj Internetit por beni zgjedhjen e zgjuar – IVAPOS ose RESTOBAR+

Kush jane oraret tuaja te punes?

Ne jemi ne sherbimin tuaj nga ora 08:30-16:30 (Hene-Premte) dhe 08:30 – 13:00 (Shtune).

Kur eshte afati i fundit per zbatimin e Fiskalizimit te Ri per leshimin e faturave elektronike?

Afati i percaktuar nga Drejtoria e Tatimeve per finalizimin e leshimit te faturave elektronike eshte 1 Korrik 2021.

Keni pozicione vakante aktualisht?

Po. Nese je i apasionuar i elektronikes dhe programimit, apliko tani: https://ivaelektronik.com/burimet-njerezore/

Dua te nxjerr nje raport shitjesh nga Kasa Fiskale DP-50, si veproj?

Perdor komanden per raportin: Off 230 Total G4 “ddmmyy” G2

Cfare duhet te kem me vete per te bere azhornimin e kases fiskale sipas Sistemit te Ri te Fiskalizimit?

Duhet te keni me vete: Certifikaten Elektronike (ose Nr e aplikimit), Kodet e Operatoreve, Njesine e Biznesit, Kasen Fiskale aktuale qe doni te azhornoni dhe Librin e Kases

Ne programet Fiskale IVAPOS dhe RESTOBAR+ behen fatura ne valute?

Jo, behen fatura vetem ne Leke