Sales Agent / Marketing Specialist

Përshkrimi i vendit të punës: Të manaxhojë dhe te avancojë praktikat e marketingut dhe rritjen e bazës së klientëve të kompanisë. Të propozojë dhe te zbatojë plane marketingu duke shfrytëzuar kanalet ekzistuese të shitjes dhe të gjenerojë kanale të reja komunikimi. Detyra dhe përgjegjësi: • Të kontaktojë me telefon në përditshmeri klientët e rinj potencial me objektivin e gjenerimit të shitjeve. • Të menaxhojë llogarite e kompanisë në mediat sociale si kanal i rëndesishëm shitje • Të krijojë dhe të postojë materiale informative dhe promovuese në rrjetet sociale për të rritur prezencën e kompanisë dhe produkteve. • Të ndjekë aktivitetin në rrjetet sociale dhe të mbajë komunikim në kohë reale me ndjekësit. • Të monitorojë, analizoje dhe raportojë për performancën e mediave sociale dhe të sugjerojë mënyra me efektive për rritjen e këtij kanali komunikimi. • Të edukojë pjesën tjetër të stafit në përdorimin e mediave sociale dhe te promovojë përdorimin e tyre brënda kompanisë • Të gjenerojë dhe të përditesojë përmbajtjen e informacionit në web-faqen zyrtare të kompanisë • Të propozojë, krijojë, manaxhojë dhe të ndjekë zbatueshmerinë e buxhetit vjetor për të gjitha aktivitetet marketing • Të mbajë kontakt të vazhdueshem me distributorët dhe të garantoje që janë në një linjë me politikat e marketingut/imazhit të kompanisë. Të sugjerojë teknika për zgjerimin e rrjetit të distributorëve. • Të menaxhojë/implementojë kontratat marketing dhe të mbajë marrëdheniet me agjensitë e reklamave si dhe mediat online/shtyp/TV/Radio, etj. Të negociojë për cmimet më të mira. • Të ndertojë materialet e komunikimit të brëndshem si dhe ato te jashtëm. • Panifikim strategjik dhe implementim për fushata Above the Line (ATL), Below the Line (BTL) dhe Through the Line (TTL). Kërkesat dhe kualifikimet: • Të ketë përfunduar shkollën e lartë (preferohet Marketing, Ekonomik, Marrëdhenie me Publikun, Gazetari) • Të ketë eksperienca të mëpareshme të ngjashme • Të ketë nivel profesional komunikimi verbal dhe drejtëshkrimor. • Njohuri të mira të platformave të rrjeteve sociale (FB, Instagram, LinkedIn, YouTube) • Të jetë i aftë të punojë individualisht por edhe ne grup. • Të jetë proaktiv dhe të tregoje iniciative. • Të zotërojë mirë gjuhën Angleze. Perbejne Avantazh: • Eksperiencë me Photo Editing/Graphic Design, Adobe Photoshop ose të ngjashme • Eksperiencë me Video Editing, ShotCut ose të ngjashme. • Eksperiencë me CRM • Eksperiencë me WordPress • Eksperiencë në Call Center Benefitet: • Page bazë kompetitive + Bonus për performancë • Orar Fleksibel mëngjesi.  E Shtunë e Dielë pushim • Mundësi pune dhe nga shtëpia • Mundësi avancimi në karrierë